Piranjat brenda bazës së narkotikëve, droga sheshit brenda pallatit të braktisur

22:07, 22/09/2023
A+ Aa A-

Më 7 korrik 2023 G.H. 31-vjeçari humbi jetën për shkak të mbidozës. Trupi i të resë u gjet në një pallat të braktisur pranë zonës ‘Bajram Curri’, në kryqytet duke ngritur alarmin te banorët e lagjës. 

Pallati 6-katësh i ndërtuar para viteve ’90 është kthyer në një bazë narkotikësh duke sjellë shqetësime te banorët e lagjës. Godina është e braktisur që pas tërmetit të vitit 2019 dhe është klasifikuar për shembje. Pavarësisht se kanë kaluar vite, dhe pallatet për rreth janë shembur, nuk ka ndodhur kështu me këtë pallat. 

Godina është kthyer në një bazë narkotikësh, ku disa e përdorin si strehim të përhershëm, e disa të tjerë vetëm për të konsomuar lëndët narkotike, kryesisht heroine dhe për t’u larguar. Banorët e kanë ngritur disa here si shqetësim, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

‘Duam që të shembet ky pallat, pasi është kthyer në bazë narkotikësh. Kemi frikë për fëmijët se mund të bien në kontakt me drogërat, por dhe për përhapjen e ndonjë epidemie infeksionesh. Ka shumë mbetje dhe kjo na sjell shqetësim’, thane disa prej tyre. 

‘Piranja’ Kamila Xhakaj u fut brenda ambienteve të kësaj baze narkotikësh dhe arriti të fliste dhe me disa prej tyre. ‘Jam përdorues prej vitesh. Po vuaj shumë, nuk kam shtëpi, familja ime është në Itali, kam nevojë të pi drogë, por s’është jetë kjo. Më mire të humbas jetën’, tha njëri prej tyre. 

Një tjetër është dhe më i drejtpërdrejtë se kaq. ‘Jam përdorues prej vitesh. Këtu e ka fajin shteti, pasi na nxjerrin gjysmë të reabilituar nga spitali. Unë u thashë ju jap lekë sa të doni, më mbani të pastrohem krejtësisht. Kur dal gjysmë i pastruar, unë kthehem lehtësisht në kontigjent kriminal, jam për burg. 

‘Nuk e marrin për bazë, nuk kemi kushte siç ka në vende të tjera. Këtu paragjykohemi dhe nuk kemi ndihmë’. Ky denoncues na dërgoi dhe në katet e sipërme ku kamera e Piranjave kapi një përdorues duke marrë shiringën në këmbë. 

Nis një debat ndërmjet përdoruesve të drogës, për praninë e gazetares dhe madje drejtohen dhe drejt kamerës . Fatmirësisht e keqja parandalohet dhe Piranjat largohen duke pasqyruar një realitet shumë të trishtë, të dhimbshëm dhe me pasoja që mund të jenë fatale!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco