VIDEO/ Skandali në spitalin psikiatrik të Vlorës, drejtoresha ‘kapet mat’ nga ‘Piranjat

20:49, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një javë më pare u publikuan kushtet skandaloze të spitalit psikiatrik të Vlorës. Piranja Kamila Xhakaj arriti të futej brenda për të demonstruar me prova dhe fakte gjendjen e tmerrshme, të ngjashme me kampet e përqendrimit, që ishte te ky spital.

Mjekët e denoncuan vetë këtë situatë duke vënë theksin te zyrtarja më e lartë e këtij institucion. ‘Drejtoresha Olta Ganaj nuk do t’ia dijë për pacientët dhe spitalin. Nuk e vret mendjen. Gjendja është skandaloze dhe shumë e vështirë.

‘Pacientët po trajtohen si kafshë. Qëndrojnë 51 persona në një ambient që është për 15. Nuk ka kushte më minimale për të qëndruar. Është vetëm një dush funksional për 51 persona. Nuk ka shampo, lahen vetëm me sapun. Futen si bagtitë brenda të gjithë lakuriq.

‘Të sëmurëve duhet t’u respektohet dinjiteti i tyre njerëzor. Ushqimi është skandaloz. Lëtyre që nuk u jepet as kafshëve. U përzihet supa, sallata në një pjatë. Nuk ka batanija dhe veshmbathje.

‘Duket sikur të sëmurët janë në kampet e përqendrimit të nazistëve. Kanë plasur dhe suicidet (vetëvrasjet) nuk merret asnjë masë’, tha një nga mjeket e spitalit.

Në fakt, pas transmetimit të pamjeve të frikshme që vërtetonin çdo fjalë të mjekëve, drejtoresha Olta Ganaj mori menjëherë masa, për të zhdukur gjurmët. Pa kaluar 24 orë nga transmetimi i kronikës, mëngjesin e së shtunës, me datë 16 shtator, një grup pune i urdhëruar prej saj nisën pastrimin e ambienteve të repartit kronik. Zëvendësimin e dyshemeve dhe bravave të dyerve duke u munduar t’i japë një pamje më të pranueshme gjendjes në spital.

Drejtoresha Olta Ganaj kishte urdhëruar një mbledhje emergjente me stafin ditën e shtunë për të marrë masat ndaj tyre se kush ishte personi që kishte denoncuar gjendjen alarmante. ‘Piranjat’ u njoftuan në lidhje me këtë takim dhe Kamila Xhakaj ndërhyri në mes të mbledhjes duke e ballafaquar drejtoreshën me të gjitha faktet. Zonja Ganaj nuk ishte në gjendje të jepte asnjë përgjigje, por u mundua të shmangej. ‘Nuk mund të flas. Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë situate. Po na prishni mbledhjen që kam me stafin, po shqetësoni të sëmurët, ju lutem, më lini’.

Drejtoresha nuk dinte se çfarë përgjigjeje të jepte, por ne një përgjigje të tillë e presim dhe nga institucionet që nuk kanë reaguar ende për fatin e kësaj titullareje.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco