Dosja ‘Metamorfoza’/ Protagonistët e kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO-së

Dosja ‘Metamorfoza’/ Protagonistët e kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO-së

09:58, 29/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë sot kërkesat e bëra nga të arrestuarit në dosjen “Metamorfoza” ku janë të hetuar bisnezmeni Pëllumb Gjoka, Drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe të tjerë, të cilët kanë kërkuar lirinë në Apel.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa bëhet fjalë për një seri të gjatë përgjimesh të realizuara nga autoritetet franceze, ku janë zbardhur një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, kryesisht të ndodhura në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, ku 3 protagonistët në fjalë rezultojnë në hetime si bashkëpunëtorë të disa prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar, si Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.

Vendimi i GJKKO

Me 29 korrik, Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë arrest me burg për 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, mes të cilëve emra të njohur të botës së krimit, policisë, biznesit dhe drejtësisë.

Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Po ashtu, GJKKO ka vendosur të lërë të pandryshuar dhe masën e sigurisë për 9 personat e tjerë të shpallur në kërkim, shtetasit: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.Seanca e 1 muaji me pare u ndërpre për dy orë, pasi avokatët kërkuann kohë për t’u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco