VIDEO/ Karamuço: 99% e pjesëtarëve të krimit se kanë lexuar Kanunin

21:36, 25/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Piranj Cast’ në SYRI TV, eksperti Ervin Karamuço, ka folur edhe për Kanunin dhe keqpërdorimin që i bëjnë bandat kriminale, apo pjesëtarë të krimit.

Duke biseduar me moderatorin Florjan Binaj, Karamuço është shprehur se, 99.99 për qind e pjesëtarëve  të krimit nuk ka lexuar kurrë një paragraf të Kanunit.

‘99.99 % e anëtarëve të bandave kriminale, krimit të organizuar, kriminelë të rrugevë, bandave etj., nuk e kanë lexuar asnjë paragraf të Kanunit. Ne kemi 4 kanune në Shqipëri dhe ata nuk kanë lexuar asnjë paragraf, e keqinterpretojnë.

Ka disa njerëz që thonë në emër të Kanunit, por cili kanun? I Lekës, i Lumës, i Idriz Sulit në jug, cilit kanun, dhe këta nuk dinë si ta thonë’, tha ndër të tjera, Ervin Karamuço në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco