VIDEO/ Karamuço: Kemi dhëndurë shqiptarë që kanë hyrë në familjet e Ndraghetës

21:03, 25/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Piranj Cast’ në SYRI TV, eksperti kriminalistikës dhe pedagogu i Universitetit të Tiranës, Ervin Karamuço, ka treguar përballë moderatorit Florjan Binaj, se shqiptarët janë bërë njerëz të besuar të Ndraghetës.

Karamuço u shpreh se, ka disa raste që shqiptarët janë martuar me vajzat e padrinove të Ndraghetës.

‘Ne kemi hyrë në familjet mafioze italiane. Kemi dhëndurrë në familjet e Ndraghetës, kanë marrë vajzat e Ndrinëve të famshëm. Kemi dy raste që janë njerëz të besuar.

Kur kanë dashur të bëjnë diçka të besuar, ne e kemi dëgjuar edhe nga vetë Toto Rina, ‘merrni atë shqiptarin se ai të mbaron punë’. Ne kemi Mesina DeNaron që ka qenë për disa muaj në Shqipëri’, tha Ervin Karamuço në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco