Mbrohej nga pushteti i Ramës/ Mediat italiane: ‘Edi’ u kap në Kurbin falë punës së karabinierëve

Mbrohej nga pushteti i Ramës/ Mediat italiane: ‘Edi’ u kap në Kurbin falë punës së karabinierëve

20:17, 25/08/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Edmond Dodajt në Laç ka bërë shumë bujë në Itali. Ai akuzohet se ka trafikuat tonelata me kokainë, por ishte ‘zhdukur’ që prej vitit 2013. Gazeta e njohur italiane, ‘Corriere della Sera’ shkruan se dyshohet se ai mbrohej nga pushteti i Edi Ramës. Kurse ‘Milano Today’ shkruan se ai u arrestua falë punës së karabinierëve italianë

Milano Today

Tani fantazma ka një emër dhe një fytyrë. Edmond Dodaj, i njohur si ‘Edi’, i cili kërkohej prej 10 vitesh në Itali pasi duhet të vuajë 15 vite burg për shkak të krimit të një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës, u arrestua të mërkurën në Shqipëri në qytetin e Kurbinit.

Mbi të rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008, nga një ‘baron i vërtetë droge’ i Ballkanit. Sipas hetimeve, ai ishte kreu i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e tonelatave me kokainë nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjetit të trafikut të drogës në Italinë Qendrore dhe Veriore. Së bashku me të, në grup ishin vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, po ashtu shqiptarë.

Dënimet ndaj ‘Edit’ nuk ishin kryer asnjëherë në Itali, sepse i arratisuri ishte bërë i pagjurmueshëm që nga viti 2013. Megjithatë, javët e fundit, karabinierët e seksionit ‘Catturandi’ të njësisë hetimore të Milanos, të drejtuar nga komandanti Domenico Rana, kishin arritur të shtrëngonin rrethin ndaj 42-vjeçarit. Lëvizjet në kufi dhe disa gabime të ‘bashkëpunëtorëve’ të tij ishin fatale për të.

Kështu, pjesë-pjesë, karabinierët arritën të bëjnë bashkë pazëllin dhe me 23 gusht, njerëzit e Interpolit arritën të ndalojnë të kërkuarin pikërisht në qytetin pranë Adriatikut, duke ekzekutuar urdhrin evropian të arrestit, të lëshuar nga zyra e ekzekutimeve të prokurorit të Milanos.

Tani për ‘Edin’ duhet të mbërrijë kërkesa për ekstradim dhe të hapen dyert e burgut të Milanos, një qytet që u përmbyt me kokainë para se ai të bëhej fantazmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco