FOTO+EMRI/ Aksidenti i merr jetën shqiptarit në Itali

FOTO+EMRI/ Aksidenti i merr jetën shqiptarit në Itali

18:06, 25/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Provaglio d’Iseo, Breshia, kur një motor që drejtohej nga 36-vjeçari Armando Kola, banues në Rovato, është përplasur me një fuoristradë ‘Suzuki Vitara’.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone, kur motori është përplasur me fuoristradën.

Shqiptari Armando Kola, i cili po kthehej nga puna, për në shtëpinë e tij, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Image

Edhe pse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit ka ndërhyrë shpejt dhe autoambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit janë në zhvillim nga policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco