Shiste kokainë në Shijak, arrestohet i riu me disa doza me vete

Shiste kokainë në Shijak, arrestohet i riu me disa doza me vete

17:10, 25/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar në Shijak, i cili shiste kokainë në disa lagje.  Po ashtu mësohet se është sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari, dhe një celular.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zona”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 27 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi D. Sh., u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco