VIDEO/ Softa: Njerëz të veshur me uniformë policie kanë thyer sistemin TIMS

20:05, 23/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e oreks 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të folur mbi ndërhyrjet në sistemin TIMS ishte eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Softa është shprehur se personat të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë vjedhur të dhënat e qytetarëve janë njerëz të veshur me uniformë zyrtare policie dhe këto të dhëna i shërbejnë grupeve kriminale në vend.

Një vit më parë ndërhyrjet në sistemin TIMS të cilët i dedikoheshin sulmeve kibernetike të cilët u ekspozuan të dhënat e qytetarëve dhe personave me profil të lartë politik dhe ushtarak. Shikoj një paralele të një sulmi në sistemin TIMS të cilët kanë tendecë për të marrë të dhënat në sistem. Nuk kemi më iranian por kemi tani shqiptarë madje me uniforma dhe me nivele gradash të larta të stimuluar për të pasur mundësi për të bërë këtë gjë.

Pak ditë më parë AMP ngriti alarmin e përdorimit të një linje interneti e cila nuk është e autorizuar që po përdoret nga një grup policësh. Për të hyrë në sistemin TIMS jo të gjithë kanë akses, pas është vetëm një grup i caktuar personash. Është ky sistem i cili ka zbuluar dhe raste korrupsioni si në rastin e ministrave. Këto të dhëna do ti shërbejnë grupeve kriminale por në këtë sistem TIMS janë edhe shtetas amerikane, italian, britanik por kemi dhe agjentë të huaj të cilët vijnë si rezultat i bashkëpunimit me autoritete shqiptare.

Këtu ekspozohen disa të dhëna të një karakteri sekret ku futet dhe NATO e shtete të tjera që Shqipëria bashkëpunon në fushën e luftës kundër krimit dhe trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco