Organizoi lojëra fati në lokal, procedohet penalisht 52-vjeçari nga Berati

Organizoi lojëra fati në lokal, procedohet penalisht 52-vjeçari nga Berati

13:25, 04/08/2023
A+ Aa A-

Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Lojtari". 

Procedohet penalisht 1 shtetas që organizonte lojëra të ndryshme fati, në lokalin e tij.  Sekuestrohen 2 tableta dhe 1 kompjuter që shërbenin për këto lojëra. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Lojtari", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.  

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 52 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin e tij, në lagjen "Muzakaj”, organizonte lojëra të ndryshme fati me tableta dhe kompjuter.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter dhe 2 tableta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco