Arrestimi i policit në Korçë, gazetarja ironizon AMP e Veliut: Tani i nxjerrin me emër…

Arrestimi i policit në Korçë, gazetarja ironizon AMP e Veliut: Tani i nxjerrin me emër…

11:45, 01/08/2023
A+ Aa A-

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka irinizuar në një shënim në rrjetin social facebook një operacion të Agjensisë së Mbikqyrjes policore që drejtohet nga Ardi Veliu emri i të cilit u përfol në dosjen ku u arrestuan të “fortët” e Shkodrës, nje drejtues i lartë policie dhe një prokuror.

Gazetarja shkruan se, “urime AMP , sot kishte arrestuar një polic 53 vjeç se ka bërë aksident dhe e ka nxjerrë me emër e mbiemër”.

Postimi i plotë:

Ku ishim?

Ata dinë çdo gjë. Dinë se kur do lindë gruaja e kundërshtarit. Në cilin spital e ka shtruar dhe çfarë diagnoze ka. Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “ i ka rënë nuri i vdekjes , është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat , flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi. Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe.

Urime AMP , sot kishte arrestuar një polic 53 vjeç se ka bërë aksident dhe e ka nxjerrë me emër e mbiemër.

Mjaft me statistika!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco