SYRI TV/ Thahen për ujë Xhafzotaj dhe Rrashbulli, banorët 10 ditë pa ujë të pijshëm

14:15, 27/07/2023
A+ Aa A-

Prej 10 ditësh banorët e Xhafzotajt dhe Rrashbullit nuk kanë ujë të pijshëm. Në këto ditë të nxehta me temperaturë mbi 40 gradë, ata janë të detyruar të mbushin në zona të tjera apo të paguajnë autobotët. Sipas tyre për furnizimin e këtyre zonave është bërë investimi i ri miliona euro, por situata nuk ka ndryshuar dhe në çdo stinë vere ata vuajnë të njëjtën problematikë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ndërmarja e Ujësjellësit dhe njësia vendore.

Nga SYRI TV

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit, banorët  e komunës së Xhafzotajt dhe Rrashbullit  përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ata kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje, duke kërkluar zgjidhje të menjëhershme për shkak dhe të temperaturave mjaft të larta të këtyre ditëve dhe të paktën të kenë një orar të përcaktuar.

“Jemi lagjja e Xhafzotës  dhe uji nuk na vjen fare; jemi ankuar në të gjitha institucionet dhe përsëri që 11 ditë pa ujë të pijshëm. Kemi bërë ankesë por askush nuk vjen.  Më parë na vinte një orë në darkë dhe shumë pak, por tani fare.”

Përfaqësues të këtyre banorëve u takuan me drejtues të Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, por edhe pas bisedës me ta, nuk morën asnjë përgjigje. Por nuk janë vetëm këta banorë, por edhe të tjerë në lagje të ndryshme dhe në disa fshatra të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco