Rrezikoi jetën e efektivëve të policisë, arrestohet pas 5 muajsh durrsaku

Rrezikoi jetën e efektivëve të policisë, arrestohet pas 5 muajsh durrsaku

14:18, 27/07/2023
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Në muajin shkurt, ky person ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke mos iu bindur urdhri për ndalim.

Ai në vend që të ndalonte për t’iu nënshtruar rregullave të kontrollit nga patrulla e policisë u largua duke përfituar nga errësira.

Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak që u gjetën në automjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas bashkë me 19-vjeçar. Ky i fundit u arrestua në moment, ndërsa arratia e 32-vjeçarit nuk zgjati shumë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco