'Çështja Ahmetaj'/ Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

'Çështja Ahmetaj'/ Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

13:54, 27/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë le në fuqi masën e sekuestros të marrë ndaj vilës së bashkëjetueses se Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe atë të vilës së ish-bashkëshortes së tij në Palasë.

Përmes një vendimi të marrë në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë kundërshtimin e bërë nga bashkëjetuesja e Ahmetajt, si edhe E. D. pronarja e vilës në Palasë, që sipas SPAK, është në të vërtetë e ish-bashkëshortes së tij.

Sipas SPAK, vila në Palasë është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave.

Godina në fjalë nuk rezulton e regjistruar ne emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, por në emrin e një zonje, rreth miqësor i saj. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt.

Ndërsa vila në Hamallaj e vënë në sekuestro me vendim gjykate i përket bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj. Ambientet e të njëjtës vilë iu nënshtruan një kontrolli nga agjentët e BHK në 8 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco