EMRAT/ Identifikohen dy durrsakët që morën peng 4 shtetasit nga Kosova

EMRAT/ Identifikohen dy durrsakët që morën peng 4 shtetasit nga Kosova

10:06, 26/07/2023
A+ Aa A-

SYRI TV identifikon dy durrsakët e arrestuar pasi akuzohen se morën peng 4 shtetas të Kosovës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e akomodimit të banesës që e kishin marrë për pushime.

Të arrestuarit janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe Dritan Kucaj, 48 vjeç.

Katër shtetasit nga Kosova u mbajtën peng në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime në Durrës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën.

Policia e Durrësit informoi se se në pranga ka rënë pronari i banesës i identifikuar si Dritan Kuçaj. 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin”, informoi sot Policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco