Kishin përshtatur banesën dykatëshe për kultivimin e marijuanës, arrestohen dy shqiptarë në Barcelonë

Kishin përshtatur banesën dykatëshe për kultivimin e marijuanës, arrestohen dy shqiptarë në Barcelonë

19:08, 28/06/2023
A+ Aa A-

Policia në Barcelonë ka arrestuar dy shqiptarë, pasi ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion në një banesë dykatëshe, brenda të cilës po kultivoheshin me anë të llambave 800 bimë kanabis, raporton Reuters.

Policia argumenton se bastisjet janë pjesë e një rutine pothuajse ditore në rajonin spanjoll të Katalonjës, pasi godet prodhimin e paligjshëm të marijuanës. Forcat policore raportojnë se nuk synojnë kultivuesit ose përdoruesit e shkallës së vogël, të cilët frekuentojnë të ashtuquajturat klube të kanabisit, por rrjete droge të nxitura nga përfitimi që eksportojnë pjesën më të madhe të kanabisit jashtë vendit.

 “Kur është një biznes që gjeneron kaq shumë para, organizatat kriminale fokusohen këtu,” -tha Antoni Salleras, shefi i njësisë së krimit të organizuar të policisë katalanase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco