‘Do ketë shpërndarje të madhe droge në plazhe’/ Artan Hoxha ngre dyshimet e forta

‘Do ketë shpërndarje të madhe droge në plazhe’/ Artan Hoxha ngre dyshimet e forta

08:36, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një paralajmërim ka ardhur ditën e sotme nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me rastet e kapjes së shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Hoxha tha në një dalje për mediat se rastet do rriten gjatë stinës së verës për shkak edhe të rritjes së turizmit.

Ai deklaroi se shpërndarja më e madhe lëndëve narkotike ndodh në festat që organizohen në zonat bregdetare, ndërsa këtë vit përmendi dy të tilla.

Por gazetari hodhi dyshime për personin që furnizon shpërndarësit nëpër plazhe.

“Do kemi raste tani është verë dhe gjatë verës historitë me produkte narktotike janë më aktive. Shqipërisë i rritet ndjeshëm numri i turistëve dhe ata kanë nevojë...

Patëm dy festa gjatë muajit të kaluar. Mos gaboj, një festë në Dhërmi dhe një festë te Rana e Hedhun.

Te Rana e Hedhun kanë shkuar diku te 17 mijë pjesëmarrës, kryesisht të huaj dhe në Dhërmi diku te 15 mijë. Dhe unë me shaka them, ore po kush e fitoi tenderin për t’i furnizuar?

Sigurisht që janë furnizuar. Aty (në festë) nuk hyn askush se nuk i lejon askush aty brenda. Aty ka pasur një veshje tipike plazhi.

Rana e Hedhun ishte më e koordinuar dhe ata që e kishin marrë projektin e kishin marrë me siguri dhe nuk pati incidente.

Në Dhërmi qe më shumë interesante. Vjet u kapën ca shtetas nga Kosova, sivjet u kapën anglezë, që shisnin drogë të kombinuar. Në Shqipëri vjen kokaina e pastër nga 90 e kusur % nga Ekuadori”, u shpreh ai.

Sa i përket dy anglezëve të arrestuar duke shpërndarë drogë, Hoxha deklaroi se tërhoqën vëmendje për shkak të lajmeve të muajve të fundit për trafikantëve shqiptarë në Angli.

“Dhe në rastin e Dhërmit ra në sy se ne duhet t’i kërkonim Rishi Sunak që t’i lërë ata trafikantët atje se me shtëpi bari merren dhe të vijë të merren me trafikantët këtu që po shesin lëndë narkotike nëpër plahet shqiptare. Se po dukej sikur nuk kemi këtu as punëtorë për të shpërndarë”, theksoi gazetari./CNA.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco