Legalizimi i Kanabisit, ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Alarm shumë i madh për Shqipërinë

Legalizimi i Kanabisit, ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Alarm shumë i madh për Shqipërinë

08:20, 28/06/2023
A+ Aa A-

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se kontrollet anti-kanabis në Shqipëri kanë dështuar, për shkak sepse sipas tij, edhe vetë Policia është bashkëpunëtore.

Komentet Beci i bëri në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor në Shqipëri.

Sipas Becit, legalizimi i Kanabisit në Shqipëri është një problem shumë i madh, pasi sipas tij, vendi ynë ka problematika me kontrollin e trafiqeve të drogërave të ndryshme.

Ai zbuloi gjithashtu se sipas projektligjit kanabisi do kultivohet në vend, por më pas nuk do shitet në farmacitë shqiptare, pasi do të transportohet jashtë vendit për t’u përpunuar.

“Duhet të kuptojmë specifikat e Shqipërisë, e cila është vend burimi për gjithë drogat e lehta dhe ka pasur problematika me trafikun dhe prodhimin e drogës. Vendet e tjera evropiane nuk e kanë në këtë raport problemin me kanabizimin. Në bazë të gjithë statistikave dhe situatës është një alarm shumë i madh sa i përket mënyrës si trafikohet kanabisi. Është një projektligj që ka dy shtylla, kanabisin mjekësor dhe industrial.

Kontrolli për kanabisin ka dështuar sepse vetë policia është bashkëpunëtore me të. Sa i përket mënyrës së kontrollit të shtetit për veprimet e paligjshme duhet të ketë një projektligj të ri. Kanabisi këtu do kultivohet për prodhim mjekësor që do përdoret jashtë. Nuk është përcaktuar që do ndryshojë ndonjë ligj tjetër për substancat e jashtëligjshme. Ky kanabisi do prodhohet në këto 200 hektarë dhe do transportohet jashtë vendit për t’u përpunuar. Nuk do gjendet në farmacitë shqiptare”, është shprehur Beci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco