SYRI TV/ I shpëtoi 2 atentateve, SPAK zbardh 'porositë' ndaj Aredin Beharit në Fier

15:22, 27/06/2023
A+ Aa A-

SPAK ka zbardhur dy atentatet ndaj biznesmenit Fierak Aredin Behari të regjistruara në 2017 dhe 2019. Porositësi rezulton të jetë shtetasi Albert Pashaj, i cili ka paguar deri në 80 mijë euro dy vrasësit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, të cilët dy herë dështuan në ekzekutimin e Aredin Beharit. Shkak i konfliktit rezultojnë borxhet financiare të Aredin Beharit ndaj familjes Pashaj.

SYRI TV

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka zbardhur dy atentate ndaj biznesmenit fierak, Aredin Behari, të porositura nga shtetasi Albert Pashaj dhe vëllai i tij.

Nga dokumentimi i kronologjisë së ngjarjeve ka rezultuar se shtetasi Albert Pashaj ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash për të ekzekutuar Aredin Beharin.

Për të kryer ekzekutimin e Beharit, Pashaj ka kontraktuar si vrasës me pagesë Henrik Hoxhajn dhe Skerdi tasen, këta dy të fundit të njohur për policinë e shtetit pasi janë të përfshirë në disa ngjarje kriminale duke qenë edhe pjesë e grupit të Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë.

Fillimisht Albert Pajash ka kontraktuar Skerdi Tasen për të ekzekutuar Beharin, por ky i fundit i ka shpëtuar atentatit pasi është shtrirë në tokë në momentin kur Tase ka lëshuar një bresheri plumbash.

Ngjaje kjo e ndodhur në nëntor të vitit 2017. Pas dështimit të rastit të parë, Pashaj ka kontraktuar Henrik Hoxhajn, duke organizuar një tjetër atentat ndaj Beharit vetëm dy vite më vonë.

Në 2019 Albert Pashaj i paguan Henrik Hoxhajt një vlerë prej 80 mijë eurosh për të kryer vrasjen e Aredin Beharit, por pas shkrepjes së plumbit të parë, Hoxhajt i bllokohet arma, duke i dhënë një tjetër mundësi Beharit ti shpëtojë atentatit. Ngjarja tashmë është zbardhur ndërsa personat që janë të përfshirë në këtë ngjarje tashmë ndodhen të arrestuar.

Aredin Behari, shënjestra e 2 sulmeve me armë zjarri, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit.  Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Behari. Palët ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor në shkallë të parë në Fier dhe në Gjykatën e Apelit Vlorë. Në shkallën e parë, gjyqin e ka fituar Aredin Behari, ndërsa në Apel dy vëllezërit Pashaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco