SYRI TV/ Mori 1.1 mln dollarë nga Klodian Zoto, Silvester Driza ekstradohet nga Gjermania

14:37, 27/06/2023
A+ Aa A-

Silvester Driza, një nga të kërkuarit për aferën e inceneratorëve është ekstraduar sot nga Gjermania. Driza nëpërmjet kompanisë së tij “Sili 2022” ka përfituar 1. 1 milionë dollarë transaksione nga Klodian Zoto për punime që nuk janë kryer kurrë. 30 vjeçari akuzohet për pastrim parash e kryer në bashkëpunim.

SYRI TV

Ekstradohet nga Gjermania, Silvester Driza i akuzuar si pjesë e skemës fiktive të ngritur për marrjen e miliona lekëve nga inceneratorët. Kompania “Sili 2022” e themeluar nga Dria ka kryer 1. 1 milionë dollarë dhe 164 mijë euro transaksione si e kontraktuar nga Klodian Zoto për kryerje punimesh në inceneratorin e Fierit.

Por pas hetimeve të SPAK, rezultoi se e gjithë procedura dhe faturat e lëshuara nga kompania e 30 vjeçarit Silvester Driza ishin fiktive me qëllim zhvatjen e fondeve për inceneratorët. I riu ishte shpallur  në kërkim në nëntor të vitit 2022 kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit.

Pas kryerjes së transaksioneve, Driza i shiti aksionet e kompanisë tek Agim Seferi, një emër që prokurorët e lidhin me ish-ministrin Lefter Koka. Më pas nëpërmjet transaksioneve të tjera, dyshohet se destinacioni final i parave ishte ish-ministri Lefter Koka, ndërsa punimet për të cilat u pagua nuk u kryen kurrë.

Driza pritet për përballet me akuzat Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco