Aksident në Fier Levan, një person mbetet i bllokuar në mjet

17:35, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Lushnje. Ne aksident janë përfshirë dy mjete një kamion dhe një mjet i vogël transporti.

Drejtuesi i mjetit të vogël ka ngelur i bllokuar brenda në mjet, policia dhe zjarrfikësit  po punojnë për të nxjerrë drejtuesin e mjetit që është jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

I bllokuari është nxjerr nga makina dhe është dërguar në spital për ndihmë të parë mjekësore. Policia po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco