Berat/ Gjendet një kafkë femre brenda një qeseje

Berat/ Gjendet një kafkë femre brenda një qeseje

16:49, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot e hedhur pranë një prej varrezave të qytetit.

Kafka e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, që janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet se kujt. Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.

Njoftimi i Policisë së Beratit

Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco