Shpërndanin drogëra të forta e kanabis, tre të rinjtë bien në prangat e policisë në Fier

Shpërndanin drogëra të forta e kanabis, tre të rinjtë bien në prangat e policisë në Fier

12:19, 05/06/2023
A+ Aa A-

Konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje, si dhe një mjet prerës (thikë) që mbahej nga njëri prej të arrestuarve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të befasishme, të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. L., 32 vjeç dhe Q. L., 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë);

•L. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 26 vjeç, banues në Fier, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. B., pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco