Aksidenti i urbanëve/ 6 të plagosur, policia largon mjetet me shpejtësi

10:36, 10/05/2023
A+ Aa A-

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i dy autobusëve urbanë në zonën e Saukut në Tiranë.

Një autobus u përplas me një makinë të vogël dhe më pas në aksident u përfshi një tjetër autobus urban.

Por edhe pse janë plagosur gjashtë persona, pesë gra dhe një burrë, madje njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, nuk ka pasur fillimisht raportime nga mediat.

Ndërkohë policia ka pastruar me shpejtësi vendin e ngjarjes.

Kur kamerat e SYRI TV mbërritën në zonën e Saukut, nuk kishte autobusë aty.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët e Bashkisë së Tiranës aksidentohen, duke terrorizuar qytetarët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco