Kapet me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash duke drejtuar një kamion, prangoset shqiptari në Itali

Kapet me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash duke drejtuar një kamion, prangoset shqiptari në Itali

14:04, 02/05/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 6 kg kokainë dhe 3000 euro cash.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke drejtuar një kamion, i shoqëruar nga një shtetas rumun. Në momentin e ndalimit për një kontroll rutinë nga policia, efektivët vunë re nervozizëm, çka bëri që të ushtronin një kontroll fizik.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash.  Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco