Arrestohet shqiptari dhe bashkëpuntori i tij në Athinë, akuzohen për shitje droge

Arrestohet shqiptari dhe bashkëpuntori i tij në Athinë, akuzohen për shitje droge

11:29, 02/05/2023
A+ Aa A-

Dy persona të akuzuar për shitje narkotikësh kanë rënë në prangat e policisë greke mes të cilëve njëri është shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se të arrestuar janë dy të rinjt një 24 vjeçar dhe një shqiptar 32 vjeç.

Në veçanti, në kuadër të veprimeve të Prokurorisë së Drogës, për arrestimin e tregtarëve-trafikantë të drogës dhe pas hetimit të informacionit në lidhje me veprimin e të akuzuarve në trafikun e kokainës dhe kanabisit të papërpunuar në zonat e Galatsi, Patisia dhe qendër të Athinës.

Në kuadër të operacionit është gjetur dhe sekuestruar në banesat e tyre në Kypseli dhe Patisia 530 gramë kokainë, 7 gram kanabis i papërpunuar, shuma prej 43.370 euro, sende të ndryshme me vlerë, 2 makina, 2 motorë dhe 4 celularë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco