VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Fier

19:20, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Fier. Mësohet se makina ka qenë në ecje në aksin 'Mbrostar-Levan'.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar fatmirësisht, ndërkohë që dyshohet se shkak t rënies së zjarrit është probleme me motorin e makinës.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

 Fier/Informacione paraprake Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco