Aksident automobilistik pranë Fierit, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital dy persona

Aksident automobilistik pranë Fierit, dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital dy persona

19:16, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër, pranë qytetit të Fierit.

Mësohet se dy automjete, një Mercedes-Benz dhe një Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy persona që janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy mjetet, ku makina tip Volkswagen ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco