Tërmet i fortë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Tërmet i fortë në Janinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

17:55, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, ndërkohë që orët e fundit vërehet një aktivitet intensiv sizmik. 

Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 17:06 me orën lokale.  

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.

Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë. 

Sakaq, bëhet e ditur gjithashtu se një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së hënës edhe në Sithonia të Halkidikit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 14:26 rreth 14 kilometra në jug të fshatit Sykia dhe ka pasur një thellësi fokale prej 14.5 kilometra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco