VIDEO/ Dalin pamjet e britanikëve brenda në hotelin e viktimës Nikulaj

10:06, 28/04/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të 4 britanikëve, të cilët janë pjesë e grupit kriminal, që ndihmuan në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

4 britanikët, të gjithë në rolin e vëzhguesve, kanë qëndruar në hotelin e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Nga kamerat e sigurisë është filmuar shtetasja britanike Harriet Bridgeman, si dhe personat e tjetër të shpallur në kërkim Harry Simson, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Në to ata shfaqeshin në ambiente të ndryshme të hotelit e restorantit të viktimës. Ata prezantoheshin si turistë, por në të vërtetë qëllimi që kishin ishte vëzhgimi i lëvizjeve të biznesmenit.

Në video shihet momenti kur britaniku Harry Simson hyn në restorantin në pronësi të viktimës.

Fillimisht ai komunikon me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Siç e shihet në këtë video, në dorë ai ka telefonin, me të cilin komunikon dhe raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Sipas hetuesve, çdo informacion që shtetasit anglezë e merrnin nga brenda hotelit, dyshohet se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco