SPAK krijon strukturë për zgjedhjet e 14 majit, cakton 8 hetues për krimet zgjedhore

SPAK krijon strukturë për zgjedhjet e 14 majit, cakton 8 hetues për krimet zgjedhore

18:56, 02/04/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë prokuroria e posaçme ka krijuar një strukturë të veçantë e cila do të ndjek të gjithë fushatën zgjedhore të 14 majit.

Denoncimet për krimet zgjedhore kur në dosje flitet për emra zyrtarësh por edhe hetimi në terren do të jenë në qendër deri në mbylljen e numërimit.

Sipas burimeve të sigurta Prokuroria e Posaçme i ka organizuar prokuroret e posaçëm dhe hetuesit e BKH-së në dy seksione, atij kundër Korrupsionit dhe ai i Krimit të Organizuar.

Kategoria e veprave penale në fushën e zgjedhjeve është përfshirë nën Seksionin kundër Korrupsionit të cilit së fundi i janë bashkangjitur edhe një grup prej hetuesve financiarë të Prokurorisë së Posaçme.

Puna ne fakt ka nisur më 1 mars të këtij viti ka në përbërje 8 hetues. 4 prej tyre do ti kalojë krimit të organizuar e ndërsa të tjerët korrupsionit.

Në zgjedhjet e 25 Prillit vetëm prokuroria e Posaçme ishte institucioni i vetëm që merrej me hetimin e këtyre krimeve.

Në atë kohë në rast të konstatimit të një vepre penale në rrethe do të jenë Oficerët e Policisë Gjyqësore ata që do të mbledhin fakte dhe prova për llogari të SPAK, dhe më pas vepra do ti referohet Prokurorisë së Posaçme.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, u regjistruan 47 raste për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Prej tyre 6 kanë përfunduar me 4 persona në hetim.

Nga këto dosje 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK ku i është pushuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco