Nga Shkodra dhe nga Saranda mblidhen për t’u rrahur në Lushnjë: Borxhlinjtë

Nga Shkodra dhe nga Saranda mblidhen për t’u rrahur në Lushnjë: Borxhlinjtë

11:10, 04/03/2023
A+ Aa A-

Dy grupe personash janë nisur, ca nga Shkodra dhe ca nga Tirana për t’u takuar dhe shlyer borxhet me njeri-tjetrin në qytetin e Lushnjës. Takimin e kishin lënë në Lushnjë si pikë e mesme, me qëllim që shpenzimet të ishin pothuajse të barabarta për çdo palë.

Janë takuar, por nuk e kanë zgjidhur problemin ndaj dhe ka nisur dhe dajaku mes tyre. Këstë e njoftuan burimet zyrtare të Policisë së Fierit.

Policia e Lushnjës arrestoi në flagrancë K. K, 30 vjeç, banues në Sarandë si edhe referoi materialet në Prokurori prej nga ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të rinjtë M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tri me banim në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi janë konfliktuar fizikisht me një person për t’i marrë një sasi parash që ky i fundi ua kishte borxh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar K. K., u gjet një armë e ftohtë, dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco