Fillon sërish dëbora në juglindje të vendit

Fillon sërish dëbora në juglindje të vendit

09:20, 04/03/2023
A+ Aa A-

Korçë - Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Gjatë mbrëmjes së të premtes, reshjet e borës kanë prekur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe të Dardhës, ndërkohë që nuk paraqiten probleme me akset rrugore
Temperaturat u luhatën nga zero në plus 2 gradë.
Në zonat mbi 1150 m, pati reshje dëbore, si në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës.
Trashësia e dëborës shkoi nga 3 në 5 cm.
Borëpastrueset punuar për hapjen e rrugës.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka pasur probleme. Moti është  i vrenjtur dhe parashikohen sërish reshje.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco