Banorët e Bërxullës në protestë: Po na detyroni të bëjmë vetëgjyqësi

Banorët e Bërxullës në protestë: Po na detyroni të bëjmë vetëgjyqësi

11:59, 26/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës prej muajsh po protestojnë kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar pasi shteti nuk po i vlerëson tokat dhe shtëpitë e tyre si duhet.

Një prej banorëve ka deklaruar për mediat se nuk e dinë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e fëmijëve të tyre sepse po u merren pronat pa asnjë të drejtë. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se protestën do e kalojnë në forma ekstreme, pasi nuk u mbetet gjë tjetër veç vetëgjyqësisë.

"Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë. Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar. Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj26/02/2023 12:52

Z. Peka, Zgjidhja është shumë e "thjeshtë": Të mos marrin 20-22%-shin dhe rruga ndërtohet me koston e parashikuar e banorët dëmshpërblehen si u takon!

Shto koment

Denonco