Vrasja e 31-vjeçarit/ Sherri nisi për faturën 400 euro, mbyllet 'Kobra City'

Vrasja e 31-vjeçarit/ Sherri nisi për faturën 400 euro, mbyllet 'Kobra City'

12:18, 03/01/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Prizren, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi.

Sherri nisi në lokalin e natës ‘Kobra City’, ndërkohë që dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj qëlloi për vdekje kuksianin Visart Shehu.

Gazeta Sinjali shkruan se është zbardhur motivi i ngjarjes së rëndë. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konflikti dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat.

Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë.

Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të qëllojnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson Sinjali, pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, dyshohet se ka qëlluar me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Ndërkohë pas bastisjes, mësohet se lokali ‘Kobra City’ është mbyllur nga autoritetet. Gjatë bastisjes mësohet se janë gjetur tri gëzhoja plumbash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco