Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në kërkim

10:52, 03/01/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth.

Sipas njoftimit të policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco