I vihet zjarr një garazhi në Elbasan, digjen disa makina luksoze, ja dyshimet e para

I vihet zjarr një garazhi në Elbasan, digjen disa makina luksoze, ja dyshimet e para

09:41, 31/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë natës së fundit ,persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Burime jo zyrtare bënë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Kapanoni  ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.

Ndërkaq shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mjaft shpejt duke evitur disi pasojat e  zjarrit. Policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës ku dyshohet se kanë qarkulluar autorët e zjarrvënies.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen "Kongresi" ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete..

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco