Vlorë, 'urimet' po jepen duke u vënë zjarrin makinave: Digjet e katërta

Vlorë, 'urimet' po jepen duke u vënë zjarrin makinave: Digjet e katërta

09:06, 31/12/2022
A+ Aa A-

Në Vlorë me sa duket këtë vit, mesazhet e urimit për Vitin e Ri po jepen duke djegur makinat. Gazetari Gentian Këllçiu njoftoi se një tjetër automjeti i është vënë flaka në mbrëmje pranë zonës së Lungomares, duke e çuar në katër numrin e tyre brenda dy netëve të fundit.

Mjeti është djegur pjesërisht, pasi ka mbërritur me shpejtësi zjarrfikësja. Dyshohet se zjarrvënia edhe kësaj radhe është e qëllimshme. Mjeti është hequr me nxitim nga zona.

Një natë më parë, në Vlorë iu vu zjarri qëllimisht tri automjeteve të një biznesi dhe u tentua të digjej edhe një dyqan shumice mallrash industriale së bashku me makinën e pronarit të dyqanit. Në këtë rast autori u identifikua dhe është shpallur në kërkim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco