Nuk ndalen hackerat iranianë, ‘shënjestrojnë’ edhe Drejtorin e Policisë e numrin 2 të SHISH

Nuk ndalen hackerat iranianë, ‘shënjestrojnë’ edhe Drejtorin e Policisë e numrin 2 të SHISH

20:37, 20/11/2022
A+ Aa A-

Hakerat 'Homeland Justice' kanë publikuar këtë mbrëmje të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe të nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi.

Homeland Justice bashkangjitur të dhënave të Oljan Kanushit, shkruajnë se çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri dhe vendeve të tjera do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar.

Ndërsa krahas të dhënave të Rrumbullakut, hakerat shkruan: Ne jemi më afër jush se shpirtërat tuaj, në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuar, po mendoni për reformimin e strukturës së korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco