VIDEO/ Alarm për bombë në gjykata/ Policia, kontroll në disa institucione

12:20, 08/11/2022
A+ Aa A-

Alarmi për vendosjen e bombës në një gjykatë në Tiranë ka rezultuar i rremë.

Është ky njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit, pas verifikimeve dhe kontrollit të kryer në një institucionin zyrtar në rrugën  “Jordan Misja”.

“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.  Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit, pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin”, njoftoi Policia e Shtetit.

Më herët u njoftua se një alarm për bombë ishte dhënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ndërkohë që policia po kryen verifikime edhe në godinat e tjera të gjykatave përfshirë edhe SPAK-un.

"Gjykata e Apelit në Tiranë ju njofton se, ka nje informacion të pakonfirmuar për vënien e një lënde shpërthyese në ambientet ose pranë Gjykatës së Apelit. Policia e Shtetit është duke verifikuar informacionin," njoftoi Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco