SYRI TV/ Mbyllet shkolla e Golemit në Lushnje, nxënësit transferohen në qytet. Prindërit kundër vendimit

12:01, 08/11/2022
A+ Aa A-

Prindër dhe fëmijët e tyre, nxënës të shkollës 9-vjeçare në fshatin Golem në Lushnje, protestuan për të tretën herë, pasi kërkojnë që mësimi të zhvillohet në shkollën e fshatit dhe jo në një godinë tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo”, ka pësuar dëmtime për shkak të tërmetit. Për këtë arsye, është marrë vendim që nxënësit të transferohen në një tjetër shkollë në Lushnje. Por Prindërit pretendojnë se janë pak nxënës, të cilët mund të  mësojnë në një nga klasat që nuk ka dëmtime, duke shmangur dërgimin e tyre në Lushnje.

Të kontaktuar për këtë problem, drejtues të Zyrës Arsimore nuk pranuan të flasin. Nga ana tjetër, prindërit këmbëngulin që fëmijët e tyre të rikthehen në shkollën e fshatit, për shkak se dërgimi i tyre në Lushnje shton largësinë dhe pasigurinë për nxënësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco