Drejtuesi i Antimafias italiane në Tiranë: SPAK të veprojë me konsensus, kemi sfida të mëdha përpara

Drejtuesi i Antimafias italiane në Tiranë: SPAK të veprojë me konsensus, kemi sfida të mëdha përpara

11:37, 08/11/2022
A+ Aa A-

“Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”. Këto ishin fjalët e Giovanni Mellillo, drejtues i Antimafias dhe Antiterrorit italian, i pranishëm sot në Tiranë në një simpozium me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia (DNA).

Mellillo nënvizoi edhe faktin që marrëdhëniet e DNA me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të kaloi në një nivel tjetër, sepse sfidat e sotme në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit kërkojnë një integrim më të madh.

“Përballë fenomeneve të korrupsionit, pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura. Duhet mbështetur nga një konsensus më i gjerë edhe politik. E rëndësishme është që edhe ne të vazhdojmë me tej, duke i rritur përpjekjet. Prokurorët e SPAK duhet të ndihen në shtëpi në zyrën që unë drejtoj”, deklaroi Mellillo.

Sipas tij, “skuadrat e përbashkëta hetimore nuk mjaftojnë më, duhet vepruar mbi planin e analizës dhe planifikimit hetimor, jo vetëm ndaj krimit të organizuar por edhe në luftën kundër terrorizmit. Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, transformimeve të elementeve kriminale, që po ndodhin në Mesdhe, Lindjen e Mesme e më gjerë. Kriminaliteti me bazë terrorizmin por rritet, por zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco