Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta antikorrupsion, prioritet! Mbështetja nuk do të mungojë

Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta antikorrupsion, prioritet! Mbështetja nuk do të mungojë

10:17, 08/11/2022
A+ Aa A-

Në takimi e përbashkët zhvilluar mes DNA dhe SPAK ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci,.

Gjatë kësaj konference ai ka folur për luftën kundër krimit në vendin tonë, ndërsa theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Itali janë të thella.

“Bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Italisë janë frytdhënëse. prokuroria dhe drejtoria kanë 30 vite që punojnë. Roli i organizmave ka qenë gjithnjë themelor. Prioritet ka qenë krimi i organizuar. SPAK lindi 3 vite më parë dhe marrëveshja e parë e bashkëpunimit u bë me prokurorinë tonë si dëshmi se sa e rëndësishme është marrëdhënia në luftën kundër korrupsionit. Nuk ka asnjë rast tjetër në botë kur flitet për këtë marrëdhënie. Mesazhi që dua të them është se Italia në Shqipëri ekziston, jemi sot dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Në korrik të këtij viti filluan negociatat e Shqipërisë në BE. Mbështetja jonë nuk do të mungojë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco