Masivi i gështenjave në Tropojë nën flakë, deputeti Çelaj thirrje autoriteteve të reagojnë

Masivi i gështenjave në Tropojë nën flakë, deputeti Çelaj thirrje autoriteteve të reagojnë

09:28, 02/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Isuf Çelaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook ndaj një situatë të paprecedentë që po ndodh në Tropojë. Masivi i madh i gështenjave është përfshirë nga flakët dhe askush nga instancat shtetërore lokale apo qendrore nuk reagojnë.

Mesazhi i deputetit:

Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështenjave në fshatrat Gri e Gegëhysen të Tropojës!

Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv!

Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror !

Gështenja ëshjtë pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka sherbyer dhe u shërben këtyre banorëve për t'u ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj!

Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e tju shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre!

Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!

Postimi i plotë i deputetit demokrat i nje dite më parë:

Sot një zjarr i madh ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen në rrethim e Tropojës dhe po shkatërron tërësisht kurorën me pyjet e gështenjave, duke rrezikuar edhe banesat e banorëve të këtyre fshatrave që ndodhen në afërsi të këtyre masiveve!

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve duke filluar nga Bashkia, Prefektura si dhe Agjencia Shtetërore e Emergjencave Civile pranë Ministrisë Mbrojtjes!

Thirrja ime shkon për këto institucione që të ndërhynë me shpejtësi për të bërë të mundur vendosjen e situatës nënkontroll si dhe të hetohet shkaku i kësaj zjarrvënie!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco