Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik dhe brigadieri

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik dhe brigadieri

11:08, 11/10/2022
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë ku një minator humbi jetën në Bulziqë është arrestuar nga policia drejtuesi teknik dhe brigadier.

Njoftimi:

Bulqizë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar,

B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco