Fshehu vetëvrasjen e gruas dhe tentoi ta varrosë shpejt, arrestohet 56-vjeçari në Kamëz

Fshehu vetëvrasjen e gruas dhe tentoi ta varrosë shpejt, arrestohet 56-vjeçari në Kamëz

23:43, 05/09/2022
A+ Aa A-

Një 56-vjeçar në Kamëz është arrestuar pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasje të bashkëshortes së tij.

Gruaja dyshohet se ishte vetëvarur rreth orës 15:00 të 4 shtatorit në ambientet e banesës së saj në Frutikulturë Kamëz por bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici.

Në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se "shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit".

Familjarë të 55 vjeçares bënë denoncimin më 5 shtator dhe nisën hetimet e thelluara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:    

- Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar  për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco