Shpërthimi që i mori jetën edhe shqiptarit në Greqi, njëri prej punëtorëve donte të ndërronte punë

Shpërthimi që i mori jetën edhe shqiptarit në Greqi, njëri prej punëtorëve donte të ndërronte punë

12:01, 05/09/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e peshkut në Greqi. Gjatë shpërthimit bashkë me 41-vjeçarin ka mbetur i vrarë dhe një shqiptar.

Aksidenti në punë ka ndodhur në rrethana ende të paspecifikuara teksa dy punëtorët fatkeq po tentonin të bënin saldim elektrik me versionin që po shqyrtohet se shpërthimi ka ndodhur në shishe gazi.

Për ngjarjen ka reaguar një i afërm i biznesmenit grek dhe është shprehur se ai po përgatitej të ndryshonte punën dhe të ishte sa më afër familjarëve të tij.

“Është tragjike. Flisnim që ai të vinte në biznesin tim për punë për të qenë pranë familjes. Gjynah. E them këtë sepse ishte një djalë shumë i mirë dhe i shkëlqyer në punën e tij”, është shprehur ai, shkruan Protothema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco