EMRI/ Arrestimi i super-mashtrueses: 40 kallëzime ndaj 30-vjeçares

EMRI/ Arrestimi i super-mashtrueses: 40 kallëzime ndaj 30-vjeçares

11:28, 01/06/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 30-vjeçares Veriana Gega, e cila u prangos sot nga policia e Tiranës për mashtrim.

BW raporton se ndaj të resë ishin depozituar 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vajzës.

Duke iu referuar hetimeve, rezulton 30-vjeçarja iu ka marrë qytetarëve shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar.

Shumica e qytetarëve të mashtruar janë nga qyteti i Tiranës dhe i Elbasanit.

Denoncimi i fundit ndaj 30-vjeçares për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Pas denoncimit 30-vjeçarja u arrestua nga policia në kuadër të operacionit ‘Promise’. Aktualisht policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco