Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

EMRI/ Arrestohet vajza nga Berati, i mori me mashtrim 16 mijë euro për një pasaportë shqiptarit nga Kosova

EMRI/ Arrestohet vajza nga Berati, i mori me mashtrim 16 mijë euro për një pasaportë shqiptarit nga Kosova

10:44, 01/06/2022
A+ Aa A-

Arrestohet Veriana Gega, 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Njoftimi: 

Tiranë- -Finalizohet operacioni policor i koduar “Promise”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësonte shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vihet në pranga 30-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra mbi vendodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Promise”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetases:

– V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco