‘Nuk ishin 119 kg’/ Artan Hoxha: Në Durrës mbërritën 2 tonë kokainë. Ngarkesa u mor në...

‘Nuk ishin 119 kg’/ Artan Hoxha: Në Durrës mbërritën 2 tonë kokainë. Ngarkesa u mor në...

23:00, 03/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me sasinë prej 119 kg kokaine të sekuestruar pak ditë më parë brenda një kamioni i cili kishte mbërritur nga Italia në portin e Durrësit.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të konteinerit, tha se në cepin e djathtë të kësaj foto duket vend bosh.

Sipas gazetarit, mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.

Artan Hoxha tha se brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.

“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton.

106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri?

E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco